Raporti: Kina ka ngritur afro 8 000 punishte digjitale e fabrika të zgjuara
2023-10-19 19:50:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka ndërtuar pothuajse 8 000 punishte digjitale e fabrika të zgjuara dhe vlera e industrisë kryesore të internetit industrial të saj arrin mbi 1.2 trilionë juanë (rreth 167 miliardë dollarë), sipas një raporti kërkimor të nxjerrë të mërkurën.

Raporti vjetor mbi inovacionin dhe zhvillimin e internetit industrial u publikua nga Akademia e Internetit Industrial e Kinës gjatë Konferencës së Internetit Global për vitin 2023 në kryeqendrën e provincës Liaoning të Kinës Verilindore, Shenyang.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tani, 31 rajone në nivel province anembanë vendit kanë vënë në zbatim politika ose plane veprimi për zhvillimin e internetit industrial. Kërkim-zhvillimi dhe industrializimi i teknologjive kryesore, të tilla si informatika skajore 5G, të dhënat e mëdha industriale dhe inteligjenca e përgjithshme artificiale, po përshpejtohen, vuri në dukje Lu Chuncong, kryetari i Akademisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërkohë, sistemi i sigurisë së të dhënave të platformës të rrjetit të internetit industrial është përmirësuar vazhdimisht. Më tepër se 100 kolegje e universitete kanë hapur degë të internetit industrial. Përveç kësaj, janë ngritur një grup bazash të trajnimit të talenteve përkatëse dhe janë krijuar fonde investimesh, shtoi Lu.

Konferenca e Internetit Industrial Global për vitin 2023 organizohet së bashku nga Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit, Shoqata për Shkencën dhe Teknologjinë e Kinës dhe provinca Liaoning.