Foto nga CFP
Kina ka shumë besim në përmbushjen e objektivit të saj të rritjes për vitin 2023, deklaroi në një konferencë për shtyp Sheng Laiyun, nënkryetar i Zyrës Kombëtare të Statistikave, citon “Xinhua”.
Sipas tij, produkti i brendshëm bruto (PBB) i Kinës u rrit me 5.2 për qind në bazë vjetore në tre tremujorët e parë të vitit, duke i krijuar një bazë të fortë vendit për të arritur objektivin vjetor të rritjes së PBB-së prej rreth 5 për qind gjatë këtioj viti.
Ai theksoi se për të përmbushur objektivin vjetor të rritjes, PBB-ja e Kinës duhet të përmbushë një objektiv rritjeje prej të paktën 4.4 për qind në tremujorin e katërt.
“Momenti në rritje në procesin e rimëkëmbjes ekonomike, një sërë politikash pro rritjes dhe një bazë relativisht më e ulët nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar do të kontribuojnë në rritjen ekonomike të vendit në tremujorin e katërt”,- deklaroi zyrtari i Statistikave.
Gjatë nëntë muajve të parë ka pasur një rikuperim dhe përmirësim pozitiv të ofertës dhe kërkesës. Gjithashtu, sipas tij, pritshmëritë dhe situata e funksionimit të sektorit të ekonomisë reale kanë shfaqur shenja pozitive. Ai theksoi se operacioni ekonomik do të vazhdojë me vrullin e tij të shëndoshë në tremujorin e katërt. (Irma)