Foto nga CFP
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar midis Izraelit dhe grupit militant islamik Hamas.
Guterres bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Gati 200 persona, përfshirë disa shtetas të huaj, janë rrëmbyer nga Hamasi, shkruan “ATSH”.
“Izraeli duhet të lejojë menjëherë akses të pakufizuar në ndihma humanitare për të përmbushur nevojat më themelore të popullit të Gazës, shumica dërrmuese e të cilëve janë gra dhe fëmijë”, shtoi Guterres.
Ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar për të siguruar kohë dhe hapësirë të mjaftueshme për të ndihmuar në realizimin e dy thirrjeve të tij dhe për të lehtësuar vuajtjet epike njerëzore.
Më 7 tetor, luftëtarët e Hamasit kryen sulme të papritura të paprecedenta ndaj komuniteteve kufitare në jug të Izraelit.
Më shumë se 1400 persona u vranë në masakrën dhe ditët që pasuan dhe rreth 4000 të tjerë u plagosën.
Sipas informacioneve nga Rripi i Gazës, rreth 3200 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe 11.000 janë plagosur në sulmet hakmarrëse ajrore izraelite. (Irma)