BE-ja arrin marrëveshje për reforma të tregut të energjisë
2023-10-19 14:54:01

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian arritën në një qëndrim të përbashkët për reformën e tregut të energjisë elektrike të bllokut, duke hapur rrugën për bisedimet përfundimtare me Parlamentin Europian, shkruan “ATSH”.

“Falë kësaj marrëveshjeje, konsumatorët në të gjithë BE-në do të jenë në gjendje të përfitojnë nga çmimet shumë më të qëndrueshme të energjisë dhe mbrojtje më e mirë nga krizat e ardhshme”,- deklaroi ministrja spanjolle e Tranzicionit Ekologjik, Teresa Ribera Rodríguez, e cila kryesoi bisedimet.

Ajo theksoi se gjithashtu do të përshpejtohet vendosja e burimeve të rinovueshme, një burim më i lirë dhe më i pastër energjie për qytetarët europianë.

Reforma e planifikuar synon të mbrojë më mirë konsumatorët e BE-së nga luhatjet e mëdha të çmimeve të energjisë elektrike, si vitin e kaluar kur çmimet e energjisë u rritën përkohësisht pasi Rusia uli importet e karburantit në bllok.

Arritja e një kompromisi ishte e vështirë, pasi Franca dhe Gjermania kishin mosmarrëveshje se si energjia bërthamore duhet të përfshihej në legjislacion. (Irma)