Shfrytëzimi i kapaciteteve industriale në Kinë, 75.6 për qind në tremujorin e tretë
2023-10-19 16:14:17

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve industriale në Kinë arriti në 75.6 për qind në tremujorin e tretë të vitit, 1.1 pikë përqindje më shumë krahasuar me normën e regjistruar në tremujorin e dytë, bëri të ditur Zyra Kombëtare e Statistikave, citon “Xinhua”.

Midis tre klasifikimeve kryesore të industrisë, shkalla e shfrytëzimit të sektorit minerar arriti në 75.4 për qind në tremujorin e tretë dhe norma për sektorin e prodhimit ishte 75.8 për qind. Ndërsa, sipas të dhënave, shkalla e shfrytëzimit të sektorit përgjegjës për prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike, ngrohje, gaz dhe ujë gjatë kësaj periudhe shënoi vlerën 74.2 për qind.

Për sa i përket industrive kryesore, minierat dhe përfitimet e qymyrit, prodhimi i ushqimit, si dhe tekstilet raportuan norma përkatësisht prej 73.8 për qind, 71.1 përqind dhe 76.9 përqind.

Sipas të dhënave, sektorët e tjerë, duke përfshirë prodhimin e pajisjeve të përgjithshme, prodhimin e automobilave, kompjuterët, informacionin dhe pajisjet e tjera elektronike, shënuan norma rritjeje përkatësisht 78.7 për qind, 75.6 për qind dhe 76.5 për qind.

Shfrytëzimi i kapaciteteve industriale i referohet raportit të prodhimit aktual ndaj kapacitetit prodhues. Autoritetet statistikore të qeverisë lëshojnë të dhëna për normën e përdorimit bazuar në anketat që mbulojnë rreth 110.000 ndërmarrje në të gjithë vendin. Të dhënat publikohen në baza tremujore. (Irma)