Flamujt e Ukraines dhe BE-se (Foto Reuters)
Parlamenti i Ukrainës miratoi një ligj për forcimin e monitorimit financiar të personave të ekspozuar politikisht, i cili kërkohej nga Bashkimi Evropian për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE, deklaroi ligjvënësi Yaroslav Zheleznyak, citon “Xinhua”.
“Ky është hapi i fundit për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE”,- shkroi Zheleznyak në “Telegram”.
Sipas tij, legjislacioni u mbështet me 276 vota pro në Parlamentin prej 450 vendesh.
Ligji i ri, që synon luftën kundër korrupsionit, përcakton që një person që dikur konsiderohej si i ekspozuar politikisht do të ruajë statusin për një jetë të tërë në vend të tre vjetëve siç ishte më parë.
Në qershor 2022, liderët e BE-së pranuan Ukrainën si një kandidate për anëtarësim në bllok. Qeveria ukrainase vendosi një objektiv për të nisur bisedimet e pranimit deri në fund të këtij viti. (Irma)