Fusha kryesore e gazit argjilor në Kinë regjistron rritje të prodhimit të naftës argjilore
2023-10-19 11:34:50

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Fusha e gazit argjilor Fuling në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore ka prodhuar mbi 15.212 tonë naftë argjilore deri në mesin e tetorit, 182 për qind më shumë në bazë vjetore, raporton “Xinhua”.

Fuling ka zhvilluar burimet e saj të naftës argjilore gjatë nxjerrjes së gazit argjilor gjatë dekadës së fundit.

Kjo fushë gazi argjilor gjithashtu përpiqet të arrijë risi teknologjike për të rritur prodhimin e saj, sipas degës Fuling të “Sinopec Jianghan Oilfield”, zhvilluesi i saj.

Si fusha e parë e gazit argjilor në shkallë të gjerë në Kinë që hyri në zhvillim tregtar në vitin 2014, Fuling është bërë një burim energjie i pastër për më shumë se 70 qytete përgjatë Brezit Ekonomik të lumit Yangtze në Kinë. (Irma)