Foto nga CFP
Produkti i brendshëm bruto i Kinës u rrit me 5.2 për qind në bazë vjetore në tre tremujorët e parë të vitit, citon “Xinhua” të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).
PBB-ja e Kinës arriti në mbi 91.3 trilionë juanë (rreth 12.7 trilionë dollarë amerikanë) në tre tremujorët e parë. Në tremujorin e tretë, PBB-ja e vendit u rrit me 4.9 për qind në bazë vjetore, sipas NBS-së.
“Në tre tremujorët e parë të këtij viti, përballë një mjedisi të rëndë dhe kompleks ndërkombëtar dhe detyrave të vështira të reformës, zhvillimit dhe stabilitetit në vend, të gjitha rajonet dhe departamentet bënë përpjekje të mëdha për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë dhe për të stabilizuar punësimin dhe çmimet në vend”,- bëri të ditur NBS-ja.
Kërkesa e tregut vazhdoi të rritej, prodhimi dhe oferta u rritën në mënyrë të qëndrueshme dhe performanca ekonomike vazhdoi të përmirësohej, konfirmoi NBS-ja.
Sipas Statistikave, shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë u rritën me 6.8 për qind në bazë vjetore në tre tremujorët e parë të vitit në mbi 34.2 trilionë juanë.
Prodhimi industrial me vlerë të shtuar të vendit, një tregues i rëndësishëm ekonomik, u rrit me 4 për qind në bazë vjetore në tre tremujorët e parë.
Investimet e aseteve fikse të Kinës u rritën me 3.1 për qind në bazë vjetore në tre tremujorët e parë në 37.5 trilionë juanë, ndërsa prodhimi i shërbimit me vlerë të shtuar të vendit u rrit me 6 përqind në bazë vjetore në tre tremujorët e parë, treguan të dhënat e NBS-së.
Kjo rritje ekonomike në tre tremujorët e parë të vitit ka hedhur një bazë solide për Kinën për të përmbushur objektivin e saj të rritjes gjatë gjithë vitit, bëri të ditur Zyra e Statistikave.
Objektivi i rritjes për vitin 2023 u vendos në rreth 5 për qind. (Irma)