Kina, “thellësisht e zhgënyer” nga vetoja e ShBA-së për rezolutën e OKB-së mbi Gazën
2023-10-19 20:28:45
Foto nga VCG
Zëdhënësja e MPJ-së kineze Mao Ning u shpreh të enjten para mediave që Kina është thellësisht e zhgënjyer që ShBA-ja vuri veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bënte thirrje për një armëpushim humanitar në Gazë.
Foto nga VCG
Rezoluta e hartuar nga Brazili u mbështet nga 12 prej 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. ShBA-ja, që ka fuqinë e vetos, ishte i vetmi vend anëtar i Këshillit të Sigurimit që votoi kundër kësaj rezolute, kurse Britania dhe Rusia abstenuan
Foto nga VCG
Mao Ning e nxiti Këshillin e Sigurimit të dëgjojë zërin e vendeve arabe dhe të popullit palestinez, të luajë rolin e duhur në armëpushim, të mbrojë civilët dhe të parandalojë një katastrofë më të madhe humanitare. (Jiang Lei)
Lajmet Kryesore