Prodhimi i shërbimeve në Kinë u rrit me 6 për qind në tre tremujorët e parë të vitit
2023-10-19 11:50:30

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Prodhimi i shërbimeve me vlerë të shtuar të Kinës u rrit me 6 për qind në bazë vjetore në tre tremujorët e parë të vitit, treguan të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), citon “Xinhua”.

“Ndërsa ekonomia është kthyer në normalitet, sektori i shërbimeve, veçanërisht shërbimet e bazuara në kontakt, është bërë përfituesi më i madh”,- deklaroi në një konferencë për shtyp Sheng Laiyun, nënkryetar i NBS-së.

Shpenzimet e konsumatorëve për shërbimet patën rikuperim të shpejtë në tre tremujorët e parë, me një rritje të aktiviteteve të udhëtimit dhe ngrënies, vuri në dukje Sheng.

Sipas të dhënave të Statistikave, prodhimi i vlerës së shtuar të sektorëve të hotelierisë dhe akomodimit u rrit me 14.4 për qind në bazë vjetore në nëntë muajt e parë të vitit dhe ai i sektorit të transmetimit të informacionit, softuerëve dhe shërbimeve të IT-së u rrit me 12.1 për qind.

Konsumi i përmirësuar i shërbimeve reflekton vitalitetin e forcuar të ekonomisë më të gjerë të vendit, si dhe potencialin dhe vitalitetin e konsumit, tha Sheng.

Të dhënat e Statistikave treguan gjithashtu se në periudhën janar-gusht të ardhurat e kombinuara të biznesit të ndërmarrjeve kryesore të shërbimeve u rritën 7.2 për qind nga një vit më parë. (Irma)