Foto nga CFP
Shitjet me pakicë të lodrave në tregun e brendshëm të Kinës arritën në 88.31 miliardë juanë (rreth 12 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2022, një rritje prej 3.3 për qind krahasuar me vitin e kaluar, citon “Xinhua” shifrat e publikuara në ekspozitën e lodrave që po mbahet në Shangai.
Vitin e kaluar, eksportet e lodrave (duke përjashtuar lojërat) arritën në 48.36 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar një rritje prej 5.6 për qind krahasuar me një vit më parë.
Ndër tregjet kryesore të eksportit për lodrat kineze, Japonia u ngjit nga vendi i tretë në vendin e dytë në vitin 2022, me një vlerë eksporti prej 2.41 miliardë dollarë amerikanë, një rritje prej 33.8 për qind krahasuar me vitin e kaluar. SHBA-ja vazhdoi të ishte tregu më i madh i eksportit të lodrave të Kinës, me një vlerë eksporti prej 13.08 miliardë dollarë amerikanë, por gjithsesi me një rënie prej 2.9 për qind krahasuar me një vit më parë.
Në tregun e brendshëm kinez, shitjet e biberonëve të foshnjave dhe karrocave për fëmijë shënuan rritje vitin e kaluar, sipas Shoqatës së Produkteve të Lodrave në Kinë, me shitjet me pakicë që arritën përkatësisht në 6.65 miliardë juanë dhe 14.78 miliardë juanë, që përfaqësojnë një rritje të lehtë prej 1.1 për qind dhe 1.9 për qind krahasuar me një vit më parë.
Në vitin 2022, eksportet kineze të karrocave për fëmijë arritën në 1.67 miliardë dollarë amerikanë, një rritje prej 12.5 për qind krahasuar me vitin 2021. (Irma)