Foto nga CFP
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha sot se izolimi dhe rrethimi i Gazës nga Izraeli nuk është në përputhje me ligjet ndërkombëtare në raste konfliktesh. Ai theksoi se vrasja e civilëve në Gazë duhet dënuar njësoj si sulmet ndaj Izraelit. Deklaratat e tij i parapriu komenteve të Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen e cila tha se Bashkimi Europian mbështet të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, por kjo duhet bërë në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe duke mbrojtur jetën e civilëve.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell nënvizoi nevojën që vrasjet e civilëve në Gazë, të dënohen njësoj siç po dënohen sulmet ndaj Izraelit. Ai kritikoi ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe nevoja të tjera bazike për civilët në Gazë duke theksuar se veprime të tilla bien ndesh me ligjet ndërkombëtare në rast konfliktesh.