Foto nga CFP
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi të mërkurën se nisma “Një brez, një rrugë” ofron mundësi historike dhe përshëndeti kontributin e saj në infrastrukturën globale.
Duke iu drejtuar ceremonisë së hapjes së Forumit të tretë “Një brez, një rrugë” për Bashkëpunim Ndërkombëtar, shefi i OKB-së tha se nuk mund të ketë zhvillim pa mbështetje zhvillimore dhe shumë vende në zhvillim do të jenë të uritura për infrastrukturën që kanë nevojë dëshpërimisht, përcjell “Xinhua”.
“Kjo është arsyeja pse ky takim dhe “Një brez, një rrugë” janë kaq të rëndësishme. Kjo nismë tregon se ne kemi mundësi historike për të ndërtuar më shumë sesa qytete të gjelbra, komunitete dhe sisteme transporti dhe energjie. Së bashku, me kontributin e “Një brez, një rrugë”, ne mund ta kthejmë emergjencën e infrastrukturës në mundësi”, tha Guterres. (Irma)