Presidenti kinez takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së në Pekin
2023-10-19 15:11:28

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të mërkurën me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, i cili ndodhej në Pekin për të marrë pjesë në Forumin e 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë".

Xi theksoi se nisma "Një brez, një rrugë" dhe Nisma e Zhvillimit Global u propozuan për të nxitur zhvillimin e përbashkët të të gjitha vendeve, për të çuar përpara Agjendën për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030 të OKB-së dhe për të siguruar që asnjë vend të mos mbetet prapa.

Duke vlerësuar shumë arritje konkrete të "Një brez, një rrugë" në dekadën e kaluar dhe rolin e OKB-së si një partnere e rëndësishme e bashkëpunimit në kuadër të kësaj nisme, Xi tha se Kina është e gatshme të punojë me OKB-në për të nxitur bashkëpunimin për "Një brez, një rrugë" me cilësi të lartë, për të kontribuuar në paqen dhe zhvillimin botëror.

Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me agjencitë e OKB-së për të nxitur multilateralizmin e shumëpolarizimin e botës dhe për ta bërë qeverisjen globale më të drejtë e më të barabartë, tha kreu i shtetit kinez.

Ndërsa Guterres-i u shpreh që nisma "Një brez, një rrugë" ofron një mënyrë shumë të rëndësishme e efektive për të ndihmuar vendet në zhvillim të arrijnë zhvillimin e qëndrueshëm.

Sipas tij, OKB-ja e vlerëson shumë angazhimin e fuqishëm të Kinës ndaj multilateralizmit dhe mbështet tre nismat globale të paraqitura nga presidenti Xi Jinping.