Foto nga CFP
Universiteti i Turkut në Finlandë njoftoi se ka zhvilluar një test të ri për të ndihmuar në zbulimin më të shpejtë të sulmeve në zemër, i cili diagnostikon më saktë dhe shpejt infarktin e miokardit, përcjell “Xinhua”.
Matja e troponinave kardiake nga një mostër gjaku është një pjesë thelbësore e diagnostikimit të një sulmi në zemër. Sidoqoftë, nivelet e troponinës ndonjëherë mund të jenë të larta për arsye të tjera përveç një ataku kardiak, siç janë çështjet e përkohshme ose sëmundjet kronike.
Me testet aktuale, më shumë se gjysma e niveleve të larta të troponinës që shihen në dhomën e urgjencës janë për shkak të shkaqeve jo të sulmit në zemër, bëri të ditur universiteti.
Testi i ri i gjakut fokusohet vetëm në molekulat e gjata të troponinës. Duke krahasuar sasinë e këtyre molekulave me nivelet totale të troponinës të matura në testet tradicionale, mjekët mund të llogarisin një raport.
Aktualisht, sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë gati gjysmën e vdekjeve në Finlandë. Testimi më efikas do të ndihmojë për të trajtuar më shpejt pacientët me atak në zemër dhe për të zvogëluar ngarkesën e punës në spitalet e mbushura me njerëz, tha Universiteti. (Irma)