Foto nga CFP
Krerët e shteteve të Bashkimit Evropian zhvillojnë sot një takim urgjent mbi konfliktin midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë në Gazë, pas sulmit të Hamasit që vrau të paktën 1,400 izraelitë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, rreth 2,750 civilë palestinezë janë vrarë ndërsa numri në rritje i vdekjeve ka nxjerë në pah ndarjet brenda bllokut evropian.
Në Evropë po rriten shqetësimet se konflikti midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gazë do të ndihet përtej Lindjes së Mesme. Bashkimi Evropian po mban një konferencë urgjente të krerëve të shteteve.
“Konflikti mund të përkeqësojë tensionet mes komuniteteve dhe ushqejë ekstremizmin. Ekziston gjithashtu një rrezik i madh i migrimit dhe lëvizjeve të një numri të madh njerëzish në vendet fqinje”, thotë Charles Michel, President i Këshillit të BE-së.