Kina, forum për të nxitur bashkëpunimin global në ruajtjen e trashëgimisë kulturore
2023-10-18 14:43:54

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Forumi i 6-të Taihe u mbajt në Muzeun e Pallatit në Pekin nga e hëna në të martë, me fokus në përpjekjet e bashkëpunimit ndërkombëtar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Forumi u organizua nga Muzeu i Pallatit, Fondacioni për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qytetit të Ndaluar dhe Shoqëria Kineze e Qytetit të Ndaluar.

Gjatë aktivitetit, mbi 10 folës të ftuar shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi rolin e organizatave ndërkombëtare në promovimin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore nga perspektiva e zhvillimit institucional, kultivimit të talenteve dhe arritjeve akademike.

Ata ndanë gjithashtu shembuj të projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar, që promovojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore, citon “Xinhua”.

Si pjesë e aktivitetit, pjesëmarrësit vendës dhe të huaj kryen një vizitë në terren për të inspektuar përpjekjet e konservimit në Muzeun e Pallatit dhe arritjet e tij më të fundit teknologjike në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Forumi Taihe, i iniciuar nga Muzeu i Pallatit në vitin 2016, shërben si një platformë ndërkombëtare bashkëpunimi e dedikuar për promovimin e shkëmbimit dhe bashkëpunimit në trashëgiminë kulturore. (Elona)