Foto nga VCG
Të martën, në Komitetin e 3-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Pakistani, në emër të mbi 70 vendeve, mbajti një fjalim të përbashkët, ku shprehet mbështetje për qëndrimin e Kinës në çështjet mbi Xinjiang-un, Hong-Kongun e Tibetin dhe kundërshtim ndaj ndërhyrjes në punët e brendshme me pretekstin e të drejtave të njeriut.
Duke iu përgjigur pyetjes përkatëse në një konferencë për shtypin të zhvilluar në Pekin, zëdhënësi i MPJ-së kineze vuri në dukje që në këtë fjalim kundërshtohet politizimi i të drejtave të njeriut dhe përdorimi i standardeve të dyfishta, si edhe ndërhyrja në punët e brendshme të Kinës në emër të të drejtave të njeriut.
Foto nga VCG
Në këtë fjalim është shprehur qartë që të gjitha palët duhet të respektojnë qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtën e çdo vendi që të zgjedhë në mënyrë të pavarur rrugën e zhvillimit sipas kushteve të veta kombëtare, duke theksuar që komuniteti ndërkombëtar duhet të forcojë bashkimin e bashkëpunimin, për të nxitur dhe mbrojtur së bashku të drejtat e njeriut.
Foto nga VCG
Shumë vende e mbështetën gjithashtu Kinën nëpërmjet deklaratave individuale ose grupore. Qindra vende kanë shprehur zërin e tyre, duke përkrahur qëndrimin e drejtë të Kinës. Kjo tregon plotësisht që komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht vendet në zhvillim, e kundërshtojnë politizimin e çështjes së të drejtave të njeriut dhe që orvatjet e disa vendeve perëndimore nuk kanë mbështetje e do të dështojnë.