Foto nga VCG
Presidenti amerikan Joe Biden ndodhet në Izrael me një detyrë urgjente për të parandaluar përhapjen e luftës mes Izraelit dhe Hamasit në rajon dhe për të inkurajuar dërgimin e ndihmave humanitare për civilët palestinezë në Rripin e Gazës.
Vizita e Presidentit Biden pason njoftimet për një shpërthim në një spital në Rripin Gazës, në të cilin mendohet se janë vrarë qindra njerëz. Grupi militant i Hamasit ka akuzuar Izraelin për shpërthimin në spitalin e Gazës, ndërsa ushtria izraelite tha se shpërthimi ishte pasojë e një rakete të lëshuar nga militantët palestinezë.
Foto nga VCG
Presidenti Biden tha gjatë një takimi të mërkurën me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu se “bazuar në atë që kam parë, duket se sulmi është kryer nga pala tjetër, jo nga ju”, por shumë njerëz nuk janë të sigurtë për këtë.
Foto nga VCG
Lufta mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite që filloi më 7 tetor është bërë një nga pesë konfliktet më vdekjeprurëse në Rripin e Gazës për të dyja palët. Sipas autoriteteve izraelite, më shumë se 1400 njerëz janë vrarë nga militantët e Hamasit në Izrael dhe të paktën 199 të tjerë janë marrë peng, duke përfshirë fëmijë.
Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se të paktën 500 njerëz janë vrarë në sulmin në spitalin al-Ahli al-Arabi.