Foto nga VCG
Nisma "Një brez, një rrugë" mbart trashëgiminë e Rrugës së lashtë të Mëndafshit dhe krijon mundësi të reja për forcimin e paqes dhe zhvillimit, thuhet në një raport studimor të publikuar të mërkurën.
Raporti, i quajtur "Studimet e zhvillimit të 'Një brez, një rrugë': Një përqasje sinergjie ndaj zhvillimit global", u publikua nga Instituti "Xinhua" në një forum tematik për shkëmbimet e grupeve studimore në kuadër të Forumit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë".
Foto nga VCG
Vala e tanishme kundër globalizimit dhe profecitë e "fundit të historisë" nuk janë asgjë më shumë sesa thjesht pluhur në historinë e qytetërimit njerëzor, theksohet në raport.
Sipas këtij dokumenti, "Një brez, një rrugë" po ristrukturon hapësirën gjeografike dhe botën materiale moderne, ndërsa stimulon rritjen intelektuale të njerëzimit. Ajo ka për qëllim të ndërtojë një të ardhme të përbashkët paqësore e harmonike nëpërmjet besimit të ndërsjellë, bashkëpunimit, ndarjes së mundësive dhe respektimit të dallimeve.
Në këtë kuptim, nisma "Një brez, një rrugë" nuk lidhet vetëm me rrugët konkrete, por ka të bëjë edhe me "Tao"-n, që do të thotë ligji i harmonisë së natyrës. Vizioni i kësaj nisme është një kauzë që ia vlen të ndiqet, sipas raportit.
Foto nga VCG
"Një brez, një rrugë" po hap një kapitull të ri të përbashkët për të ardhmen e njerëzimit, në të cilin vendet pjesëmarrëse bëhen të ndërlidhura dhe nxisin të ardhmen e përbashkët, vihet në dukje në raport.