Kina shpall nismën lidhur me zhvillimin e inteligjencës artificiale
2023-10-18 20:35:13

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping njoftoi se Kina do të zbatojë Nismën e Qeverisjes Globale të Inteligjencës Artificiale (AI), e cila përbën një qëndrim konstruktiv për trajtimin e shqetësimeve universale lidhur me zhvillimin dhe qeverisjen e inteligjencës artificiale

dhe përmban planin për diskutimet përkatëse ndërkombëtare dhe përcaktimin e rregullave, tha të mërkurën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Xi e bëri njoftimin në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes të Forumit të 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë” të mërkurën në Pekin.

"Kjo është pjesë e përpjekjeve aktive të Kinës për të çuar përpara vizionin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe Nismën e Zhvillimit Global, Nismën e Sigurisë Globale dhe Nismën e Qytetërimit Global," vuri në dukje zëdhënësi.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Sipas tij, inteligjenca artificiale është një pararojë e re e zhvillimit njerëzor dhe krijon si mundësi të mëdha, ashtu edhe rreziqe e sfida të vështira për t’u parashikuar, që kërkojnë përgjigje globale.