"Një brez, një rrugë" hyn në dekadën e ardhshme të artë
2023-10-18 16:10:00

Me rastin e 10-vjetorit të paraqitjes nga Kina të nismës "Një brez, një rrugë", u zhvillua në Pekin Forumi i 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë". Në forum u përgjithësuan rezultatet e pasura të arritura gjatë 10 vjetëve në ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë" dhe u hartua plani i ri i ndërtimit të përbashkët në dekadën e ardhshme.

Dhjetëra krerë shtetesh e qeverish dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare që morën pjesë në forum, vlerësuan lart rezultatet e arritura në ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë". Presidenti serb Aleksandar Vuçiç theksoi se Serbia do të vazhdojë të marrë pjesë aktivisht në ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë", duke thelluar bashkëpunimin miqësor me Kinën në të gjitha fushat. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban u shpreh që nisma "Një brez, një rrugë" është në favor të zhvillimit të ekonomisë botërore dhe do t'u sjellë popujve të vendeve të ndryshme më shumë përfitime. Sipas tij, Hungaria e përkrah me vendosmëri nismën dhe do të marrë pjesë aktivisht në të. Nga ana e tij, presidenti indonezian Joko Widodo vuri në dukje që Indonezia dëshiron të ndërtojë së bashku me Kinën "Një brez, një rrugë" me cilësi të lartë. (Fani)