Kina nxjerr udhëzime për të lehtësuar shërbimet e kujdesit për fëmijët
2023-10-18 14:47:53

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Institucionet mjekësore dhe të kujdesit shëndetësor inkurajohen të marrin pjesë në zhvillimin e shërbimeve të kujdesit për fëmijët, sipas një udhëzimi të fundit.

Udhëzuesi, i lëshuar nga Zyra e Përgjithshme e Komisionit Kombëtar të Shëndetit dhe dy departamente të tjera, u bëri thirrje institucioneve shëndetësore të nivelit të qarkut që të angazhohen me ofruesit e kujdesit për fëmijët dhe të zgjerojnë shërbimet e udhëzimit derë më derë, bën të ditur “Xinhua”.

Institucionet e kujdesit shëndetësor në nivelin primar mund të përmirësojnë gjithashtu menaxhimin shëndetësor për foshnjat dhe fëmijët duke nënshkruar kontrata me institucionet e kujdesit për fëmijët.

Në vitet e fundit, institucionet kineze mjekësore dhe të kujdesit shëndetësor kanë përforcuar përpjekjet e tyre në ofrimin e udhëzimeve dhe trajnimeve për personelin në fushat e ushqyerjes së fëmijëve, zhvillimit fizik dhe parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve, për të promovuar zhvillimin e standardizuar të shërbimeve të kujdesit për fëmijët. (Elona)