Mongolia e Brendshme iu shtua programit pilotit të sigurisë ushqimore
2023-10-18 11:50:25

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Në një lëvizje për të forcuar sigurinë ushqimore të vendit, Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme është përfshirë në nismën kombëtare pilot për përdorimin gjithëpërfshirës të burimeve të tokës së punueshme, veçanërisht të tokës së kripur-alkaline.

Rajoni ka rreth 11.5 milionë hektarë tokë të punueshme, me tokë të kripur-alkaline që zë më shumë se 9 për qind, bën të ditur “China Daily”.

Departamenti rajonal i Bujqësisë dhe Blegtorisë planifikon të integrojë përdorimin gjithëpërfshirës të tokës së kripur-alkaline në strategjinë më të gjerë të krijimit të një baze kombëtare të prodhimit të produkteve kryesore bujqësore.

Departamenti bëri të ditur se do të miratojë idenë e përzgjedhjes së farave të mira që i përshtaten tokës dhe përmirësimit të tokës për të përfituar nga rritja e farave, për të promovuar nëntë teknologji të integruara për përdorimin e tokës kripur-alkaline në tre zonat kryesore të ujitjes që mbulon rreth 178.000 hektarë.

Deri në vitin 2024, Mongolia e Brendshme pritet të përfshijë 1.05 milionë hektarë tokë të kripur-alkaline në rezervën e saj të tokës së punueshme. Deri në vitin 2025, ajo pritet të krijojë 20 stacione monitorimi të ujit dhe kripës për të ndërtuar një bazë të dhënash.

Si një nga pesë rajonet pilot të nivelit provincial, përveç Rajonit Autonom të Xinjiang Ujgur, dhe provincave të Jilin, Shandong dhe Hebei, ajo do të marrë mbështetje nga qeveria qendrore kineze për sa i përket financimit dhe teknologjisë. (Elona)