Vrau dy suedezë, policia belge qëllon për vdekje autorin e dyshuar për sulm terrorist
2023-10-18 11:26:34

Foto RTsh

Policia belge qëlloi për vdekje të martën autorin e vrasjes së dy suedezëve në qendër të Brukselit. Ngjarja mendohet se kishte motive terroriste dhe krijoi frikë në kryeqytetin belg, duke detyruar autoritetet të ndalin edhe ndeshjen kualifikuese Belgjikë-Suedi, ndërsa 35 mijë tifozë mbetën të bllokuar në stadium për arsye sigurie, shkruan “RTSH”.

Zëdhënësi i policisë tha se oficerët shkëmbyen zjarr me autorin në zonën Sherbek të qytetit.

Suedia, ashtu sikundër Belgjika, e ka rritur nivelin e gatishmërisë për ngjarje terroriste. Të hënën, rreth orës 19:00, autori raportohet se qëlloi me armë automatike dhe më pas u arratis me një skuter.

Sipas policisë, ai thirri në gjuhën arabe para se të hapte zjarr. (Elona)