OKB: Vetëm 4-5 ditë rezerva ushqimore në dyqanet e Gazës
2023-10-18 11:40:19
Foto nga CFP
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) bëri të ditur se kanë mbetur vetëm katër deri në pesë ditë rezerva ushqimore në dyqanet në Rripin e Gazës.
“Rezervat ushqimore në dyqane janë për disa ditë, ndoshta katër ose pesë”,- deklaroi zëdhënësi i WFP-së, Abeer Etefa, gjatë një konference shtypi në Gjenevë, me videokonferencë nga Kajro, ndërsa një marrëveshje për hyrjen e ndihmës ka ngecur prej ditësh, shkruan “ATSH”.
Gaza është rrethuar nga ushtria izraelite, pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit, që çoi në një përgjigje të Izraelit, duke shkaktuar viktima nga të dyja vendet. (Elona)
Lajmet Kryesore