Kina dënon ashpër sulmin mbi spitalin në Gazë dhe kërkon armëpushim të menjëhershëm
2023-10-18 20:40:59
Foto nga VCG
Kina është e tronditur nga sulmi ndaj një spitali në Rripin e Gazës, që shkaktoi një numër të madh viktimash, dhe e dënon ashpër atë, si edhe shpreh ngushëllime për viktimat e simpati për të plagosurit, tha të mërkurën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.
Foto nga VCG
Kina kërkon një armëpushim të menjëhershëm, si edhe përpjekje maksimale për të mbrojtur civilët e për të shmangur një katastrofë humanitare, shtoi zëdhënësi.
Foto nga VCG
Lajmet Kryesore