Të ardhurat e fondit bazë të sigurimit mjekësor të Kinës u rritën me 9.3 për qind në janar-gusht
2023-10-18 14:23:07

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të ardhurat e fondit bazë të sigurimit mjekësor të Kinës, i cili përfshin sigurimin e lehonisë, u rritën 9.3 për qind në bazë vjetore në mbi 2.09 trilionë juanë (291 miliardë dollarë amerikanë) nga janari në gusht, citon “Xinhua” të dhënat nga Administrata Kombëtare e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.

Të ardhurat e fondit bazë të sigurimit mjekësor për punëtorët urbanë arritën në 1.47 trilionë juanë gjatë kësaj periudhe, një rritje prej 13 për qind nga viti i kaluar. Të ardhurat e fondit bazë të sigurimit mjekësor për banorët urbanë ruralë ishin 618.53 miliardë juanë, një rritje prej 1.3 për qind në bazë vjetore.

Të dhënat tregojnë se shpenzimet e fondit bazë të sigurimeve mjekësore në tetë muajt e parë u rritën 18.3 për qind nga një vit më parë në 1.79 trilionë juanë.

Për punëtorët e zonave urbane, shpenzimet e fondit ishin 1.13 trilionë juanë, nga të cilat 70.95 miliardë juanë u shpenzuan për sigurimin e lehonisë. (Elona)