Foto nga Xinhua
Të mërkurën paradite, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mori pjesë në Forumin e 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë” dhe mbajti fjalimin me temë "Ndërtimi i një bote me hapje, përfshirje, ndërlidhje dhe zhvillim të përbashkët”.
Xi shpalli tetë veprimet e Kinës për mbështetjen e ndërtimit të përbashkët me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë”, duke theksuar që Kina është e gatshme të thellojë partneritetin me palët, të nxitë bashkëndërtimin e “Një brez, një rrugë” me cilësi më të lartë dhe të bëjë përpjekje të palodhshme për modernizimin e vendeve të ndryshme.
Foto nga Xinhua
Në fjalimin e tij, Xi vuri në dukje që sivjet është 10-vjetori i paraqitjes së nismës “Një brez, një rrugë”. Synimi origjinal i kësaj nisme është që, duke u frymëzuar nga Rruga e lashtë e Mëndafshit, me ndërlidhjen si linjë kryesore, të shtojë ndërlidhjen në politika, infrastrukturë, tregti, financa dhe zemrat e popujve, të japë energji të re për rritjen ekonomike të botës, të krijojë hapësirë të re për zhvillimin global dhe të formojë një platformë të re për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar.
"Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, ne jemi fokusuar te synimi ynë origjinal dhe kemi punuar së bashku për të nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në kuadër të 'Një brez, një rrugë' nga zeroja, dhe tani kemi arritur rezultate të pasura. Bashkëpunimi lidhur me 'Një brez, një rrugë' është zgjeruar nga kontinenti euroaziak deri në Afrikë dhe Amerikën Latine. Më shumë se 150 vende dhe mbi 30 organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar dokumente bashkëpunimi dhe kanë krijuar më shumë se 20 platforma profesionale të bashkëpunimit shumëpalësh. Një numër i madh projektesh simbol dhe projektesh 'të vogla, por të bukura' janë futur në fazën e zbatimit praktik. Konsultimi i përbashkët, ndërtimi i përbashkët dhe ndarja e përbashkët, një nismë e hapur, e gjelbër dhe e pastër, me standard të lartë, e me përfiitme për jetën e njerëzve dhe e vazhdueshme janë bërë parimet e rëndësishme të bashkëndërtimit me cilësi të lartë të 'Një brez, një rrugë'," tha ai.
Foto nga Xinhua
Xi u shpreh që këto arritje gjatë dhjetë vjetëve të kaluar janë mjaft të çmuara. “Kemi kuptuar thellësisht që njerëzimi është një komunitet me fate të përbashkëta. Kina është mirë vetëm kur bota është mirë dhe bota është mirë vetëm kur Kina është mirë. Me bashkëndërtimin e 'Një brez, një rrugë', Kina do ta hapë gjithnjë e më shumë derën e saj e tregu kinez do të ketë lidhje më të ngushtë me tregun botëror,” theksoi ai.
Në fund të fjalimit, Xi vuri në dukje që nisma “Një brez, një rrugë” e ka origjinën nga Kina, por arritjet dhe mundësitë e saj i takojnë tërë botës. “Ne do të mbajmë në mend dëshirat e popullit, do të mbajmë përgjegjësinë historike, do të përparojmë me vullnet të vendosur, do të thellojmë bashkëpunimin ndërkombëtar të 'Një brez, një rrugë' dhe do të ndërtojmë me cilësi e nivel më të lartë 'Një brez, një rrugë', do të nxisim modernizimin e vendeve të botës, do të ndërtojmë një botë me hapje, përfshirje, ndërlidhje e zhvillim të përbashkët dhe do të nxisim formimin e një komuniteti me fate të përbashkëta të njerëzimit,” theksoi Xi. (Jiang Lei)