Foto nga CFP
Vendet në zhvillim dhe mike bënë deklarata të martën për të mbështetur Kinën në debatin e përgjithshëm për çështjet e të drejtave të njeriut, të mbajtur nga Komiteti i Tretë i Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara.
Zhang Jun, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, lexoi në këtë debat të përgjithshëm deklaratën e Kinës, ku theksohet përmbajtja e thellë lidhur me të drejtat e njeriut në Nismën e Sigurisë Globale, Nismën e Zhvillimit Global dhe Nismën e Qytetërimit Global, paraqitet rruga e zhvillimit të të drejtave të njeriut me karakteristika kineze dhe arritjet e saj të rëndësishme dhe kundërshtohen gënjeshtrat rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në Kinë, të fabrikuara nga një numër vendesh perëndimore.
Pakistani, në emër të 72 vendeve, bëri një deklaratë të përbashkët për të mbështetur qëndrimin e drejtë të Kinës mbi çështjet lidhur me Xinjiang-un, Hong-Kongun dhe Xizang-un.
Ne deklaratën e përbashkët theksohet që këto çështje janë punë të brendshme të Kinës dhe kundërshtohet fuqimisht politizimi i të drejtave të njeriut, standardet e dyfishta dhe ndërhyrja në punët e brendshme të shteteve të tjera nën pretekstin e të drejtave të njeriut.
Deklarata u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë qëllimet e parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtën e çdo vendi për të zgjedhur në mënyrë të pavarur rrugën e zhvillimit që përshtatet me kushtet e veta kombëtare.