Xi takon Putinin, vlerëson lidhjet Kinë-Rusi
2023-10-18 20:44:01

foto nga CMG

foto nga CMG

Presidenti kinez Xi Jinping vlerësoi të mërkurën marrëdhëniet Kinë-Rusi gjatë bisedime me honologun e vet rus Vladimir Putin në Pekin.

Besimi i ndërsjellë politik ndërmjet të dy vendeve po thellohet vazhdimisht, tha Xi, duke shtuar se Kina dhe Rusia kanë ruajtur bashkërendimin e  ngushtë dhe efektiv strategjik. Vëllimi i tregtisë dypalëshe ka arritur një nivel të lartë historik dhe po përparon drejt objektivit të 200 miliardë dollarëve të përcaktuar nga të dy palët.

foto nga CMG

foto nga CMG

Duke vënë në dukje që të dy udhëheqësit janë takuar 42 herë në dekadën e kaluar, Xi i tha Putinit se ata kanë krijuar një marrëdhënie të mirë pune dhe një miqësi të thellë.

Xi bëri thirrje gjithashtu për përpjekje të përbashkëta për të mbrojtur drejtësinë dhe barazinë ndërkombëtare.

foto nga CMG

foto nga CMG

Putini vuri në dukje nga ana e tij që "Një brez, një rrugë" është një produkt publik global i njohur gjerësisht dhe shprehu shpresën se më shumë vende do t'i bashkohen kësaj nisme.