Mashtrimi me kriptomonedha, të paktën 30 miliardë dollarë dëme nga viti 2017 deri në vitin 2022
2023-10-18 11:53:10

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sulmet kibernetike dhe mashtrimet që përfshijnë kriptovalutat kanë shkaktuar të paktën 30 miliardë dollarë dëme në mbarë botën që nga viti 2017, bën të ditur “RTSH”. Duke përmendur dobësitë teknike dhe mashtrimet me kriptovaluta si shkaqet kryesore të humbjeve, studiuesit në “Complexity Science Hub” me bazë në Vjenë, dokumentuan një total prej 1.155 incidentesh kriminale të lidhura me kriptovalutat në periudhën 2017-2022.

Humbja më e madhe e dokumentuar deri tani është 3.6 miliardë dollarë dhe mund të gjurmohet në “Africrypt”, platformë e centralizuar financiare me bazë në Afrikën e Jugut. Themeluesit dyshohet se kanë kaluar në ilegalitet me 3.6 miliardë dollarë bitcoin në qershor 2021. “Të gjitha rezultatet tona janë minimale”, - tha në një njoftim për media Bernhard Haslhofer, kreu i grupit kërkimor.

Një projekt i ri nga “Complexity Science Hub” pritet ta bëjë më të lehtë gjurmimin e fondeve të vjedhura në të ardhmen.  (Elona)