Foto nga CFP
Kina regjistroi një numër në rritje të aplikimeve dhe pranimeve për patenta nga vendet partnere të nismës “Një brez, një rrugë” nga viti 2013 deri në 2022-shin.
Të dhënat e publikuara nga Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale (NIPA) treguan se gjatë kësaj periudhe numri i aplikimeve për patentë të paraqitura nga vendet e “Një brez, një rrugë” ishte rritur nga 18.000 në 29.000, me një rritje mesatare vjetore prej 5.4 për qind. Ndërsa, numri i patentave të dhëna ishte rritur nga 6000 në 14.000, me një rritje mesatare vjetore prej 9.8 për qind, citon “Xinhua”.
Një total prej 115 vendesh depozituan aplikime për patentë, ndër të cilat Republika e Koresë, Italia, Singapori, Austria dhe Luksemburgu u renditën në krye për sa i përket numrit të aplikimeve.
Shumica e patentave të paraqitura ishin në kategorinë e patentave të shpikjeve, ndërsa të tjerat përfshinin patentat e dizajnit dhe modeleve të shërbimeve.
Gjatë së njëjtës periudhë, numri i aplikimeve për patentë të paraqitura nga Kina në vendet e “Një brez, një rrugë” ishte rritur nga 2000 në 15.000. me një rritje mesatare vjetore prej 25.8 për qind. Ndërsa, numri i patentave të dhëna ishte rritur nga 1000 në 8000, me një normë mesatare rritjeje vjetore prej 23.8 për qind.
Komunikimi digjital, teknologjia kompjuterike dhe pajisjet elektrike ishin tre industritë me vëllimet më të mëdha të aplikimeve për patenta nga Kina. (Elona)