Firmat bujqësore kineze garantojnë sigurinë e grurit përmes përmirësimit
2023-10-17 16:30:53

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ndërmarrjet bujqësore shtetërore të Kinës, të administruara nga qendra, janë zotuar të garantojnë sigurinë e grurit përmes inovacionit dhe integrimit të zinxhirit të industrisë.

“Konsumimi në rritje i Kinës i vajit, sheqerit, mishit, vezëve dhe qumështit ka rritur kërkesën për përbërësit e ushqimit dhe kulturat vajore”,- deklaroi Luan Richeng, president i “COFCO Corporation”.

Gjatë dy dekadave të fundit, konsumi i misrit dhe sojës në Kinë u rrit ndjeshëm. Për të rritur furnizimin e ushqimit dhe për të zvogëluar varësinë nga importet, “COFCO” do të zhvillojë përbërës të ushqimit miqësor ndaj mjedisit, duke përfshirë proteinat bimore, proteinat me bazë qelizore, proteinat mikrobike dhe proteinat e insekteve, shkruan “Xinhua”.

“Sinochem Holdings”, “COFCO” dhe “China National Machinery Industry Corporation Ltd.” kanë formuar një koalicion për të promovuar zhvillimin e zinxhirit të industrisë të të korrave të parave dhe zhvillimin e makinerive bujqësore inteligjente.  (Fatosi)