Foto nga VCG
Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara Zhang Jun u shpreh të martën se çështjet humanitare nuk duhet të politizohen, pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk miratoi të hënën një projektrezolutë të propozuar nga Rusia në Këshillin e Sigurimit mbi gjendjen në Gazë.
Foto nga VCG
Zhang tha se raundi i fundit i konfliktit ka çuar në "viktima të shumta civile dhe krizë të madhe humanitare." Kina dënon të gjitha format e dhunës dhe sulmet kundër civilëve e kundërshton të gjitha aktet që shkelin ligjin ndërkombëtar.
Ai shpjegoi pozicionin e Kinës lidhur me situatën e rëndë aktuale ndërmjet Palestinës e Izraelit dhe kërkoi të bëhen të gjitha përpjekjet për një pushim zjarri sa më shpejt të jetë e mundur, për të parandaluar një katastrofë më të madhe humanitare.
Foto nga VCG
Zhang tha se mbrojtja e civilëve në një konflikt të armatosur është një vijë e kuqe sipas ligjit humanitar ndërkombëtar. Përdorimi pa dallim i forcës është i papranueshëm dhe civilët, qofshin palestinezë apo izraelitë, nuk duhet të vihen në shënjestër. Siguria e personelit të OKB-së dhe e punëtorëve humanitarë duhet të garantohet.