Foto nga CFP
Orizi hibrid i vetëzhvilluar në Kinë jo vetëm që ka ushqyer rreth 80 milionë kinezë, por edhe 40 deri në 50 milionë më shumë jashtë vendit, u tha në një seminar të mbajtur në provincën Hunan, njofton “China Daily”.
Seminari u mbajt për të përkujtuar 50-vjetorin e hulumtimit të suksesshëm të llojit hibrid të orizit të kryer nga një ekip i udhëhequr nga shkencëtari kinez Yuan Longping, i njohur si “babai i orizit hibrid”.
Bai Lianyang, një akademik në Akademinë Kineze të Inxhinierisë dhe një zyrtar nga Akademia Provinciale Hunan e Shkencave Bujqësore, tha se orizi hibrid është mbjellë në një sipërfaqe akumuluese prej 600 milionë hektarësh në të gjithë vendin, duke çuar në një rritje të rendimentit të orizit për më shumë se 800 milionë tonë.
Rendimenti mesatar i orizit super hibrid është rritur gjithashtu në mënyrë të qëndrueshme nga 10.5 tonë për hektar në 16.5 tonë nga viti 2000 në 2017, tha ai.
Më shumë se 17 milionë hektarë oriz hibrid mbillen në Kinë çdo vit, duke ndihmuar në rritjen e prodhimit të orizit me rreth 2.5 milionë tonë dhe ushqyer 80 milionë më shumë njerëz në vend çdo vit, shtoi Bai.
Teknologjia hibride e orizit është futur gjithashtu në dhjetëra vende në mbarë botën dhe ka luajtur një rol aktiv në promovimin e sigurisë ushqimore botërore, tha ai.
Me sipërfaqen vjetore të kultivuar të orizit hibrid jashtë shtetit që arrin gati 8 milionë hektarë në total, orizi ka ushqyer 40 deri në 50 milionë njerëz të tjerë jashtë vendit, tha Bai.
Bashkëpunimi ndërkombëtar rreth orizit hibrid pritet të thellohet dhe po ashtu pritet të ndërtohet një platformë ndërkombëtare komunikimi për të eksploruar një model bashkëpunimi më të hapur dhe efektiv. (Fatosi)