Përdorimi i energjisë në Kinë u rrit me 9.9 për qind në shtator
2023-10-17 16:11:47

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Konsumi i energjisë elektrike në Kinë, një barometër kyç i aktivitetit ekonomik, vazhdoi rritjen e qëndrueshme në shtator, treguan të dhënat zyrtare, citon “Xinhua”.

Përdorimi i energjisë u rrit 9.9 për qind nga një vit më parë në 781.1 miliardë kilovat-orë muajin e kaluar, bëri të ditur Administrata Kombëtare e Energjisë.

Konsumi i energjisë elektrike nga industritë parësore u rrit me 8.6 për qind në bazë vjetore, ndërsa konsumi i energjisë elektrike nga sektori dytësor dhe terciar u rrit përkatësisht me 8.7 për qind dhe 16.9 për qind.

Përdorimi i energjisë elektrike për banesa pati një rritje vjetore prej 6.6 për qind në 103.5 miliardë kilovat-orë në shtator, sipas administratës.

Në tre tremujorët e parë, konsumi i energjisë elektrike në vend u rrit me 5.6 për qind nga një vit më parë në 6.86 trilionë kilovat-orë. (Fatosi)