Papa Françesku: Garantoni korridoret humanitare në Gaza
2023-10-17 11:45:59

Foto Rtsh

Papa Françesku deklaroi se po ndjek me pikëllim të madh situatën në Izrael dhe Palestinë. Ai bëri thirrje për krijimin e korridoreve humanitare në Gaza dhe për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi, gjatë një fjalimi në sheshin “Shën Pjetri”, në Vatikan, njofton “RTSH”.

“Mendimet e mia shkojnë për shumë njerëz që vuajnë, për të rinjtë dhe të moshuarit dhe ritheksoj apelin tim për lirimin e të burgosurve. Respektoni situatën humanitare në Gaza për të garantuar korridoret humanitare për të ndihmuar të gjithë popullsinë”, tha Ati i Shenjtë.

“Lutemi që mos të ketë më gjak të derdhur, si në këto vende, po ashtu edhe në asnjë vend tjetër. Luftërat janë gjithmonë një humbje”, tha papa.

Frika për civilët po rritet ndërsa Izraeli ka deklaruar se po përgatitet për fazat e ardhshme të luftës së tij me Hamasin , duke përfshirë sulme të gjera dhe "operacione të rëndësishme tokësore". (Fatosi)