Kryediplomati amerikan: Izraeli të shmangë sulmin ndaj civilëve
2023-10-17 14:42:45

Foto Rtsh

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përsëritur mbështetjen e tij për Izraelin, por tha se mënyra se si ushtria izraelite do ta realizojë ofensivën e pritshme tokësore në Gaza duhet mbajtur nën vëzhgim, njofton “RTSH”.

Duke folur në Kajro pas takimit me presidentin egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, Blinken tha se ushtria izraelite duhet të marrë çdo masë paraprake të mundshme për të shmangur dëmtimin e civilëve.

Diplomati më i lartë i SHBA-së do të kthehet në Izrael pas një turi të shpejtë në vendet arabe që synon të parandalojë çdo përhapje të konfliktit Izrael-Hamas. (Fatosi)