Presidenti kinez takohet me homologun serb
2023-10-17 20:40:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të martën në Pekin, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping pati një takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

 

Xi tha se ai është shumë i kënaqur që takohet me një mik të vjetër dhe i shprehu Vuçiçit mirëpritjen e ngrohtë për të marrë pjesë në Forumin e 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë”.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke e quajtur Serbinë si një vend “mik të hekurt”, Xi tha që marrëdhëniet dypalëshe u kanë bërë ballë ndryshimeve të situatës ndërkombëtare në vitet e fundit dhe janë bërë një shembull për marrëdhëniet miqësore mes Kinës dhe vendeve të Europës.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Të dy vendet kanë promovuar bashkëpunimin në ndërtimin infrastrukturor, duke rritur vazhdimisht thellësinë, gjerësinë, cilësisë dhe efektivitetin e bashkëpunimit,” shtoi Xi gjatë takimit me presidentin serb. (Jiang Lei)