Pekin, Xi zhvillon bisedime me presidentin e Indonezisë
2023-10-17 20:57:08

foto nga CMG

foto nga CMG

Të martën pasdite, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi bisedime me presidentin e Indonezisë Joko Widodo, që ndodhet në Kinë për një vizitë shtetërore dhe për të marrë pjesë në Forumin e 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë”.

 

foto nga CMG

foto nga CMG

Xi vuri në dukje që Indonezia është vendi ku ai paraqiti propozimin për ndërtimin e përbashkët të Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të. Gjatë 10 vjetëve të kaluar, u shpreh ai, bashkëpunimi Kinë-Indonezi për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” ka marrë rol udhëheqës në rajon dhe ka sjellë përfitime të mëdha për të dy popujt, duke u bërë një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërkombëtar për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Përballë ndryshimeve në botë, Kina është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Indonezinë, të shtojë mbështetjen e ndërsjellë në modernizimin dhe përtëritjen kombëtare, të orientojë zhvillimin afatgjatë e të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe me ndërtimin e përbashkët të komunitetit të fateve të përbashkëta Kinë-Indonezi, dhe të ofrojë më shumë mbështetje për zhvillimin e lulëzimin e ndërsjellë me bashkëpunim të gjithanshëm strategjik të nivelit më të lartë, duke i dhënë një impuls të pashtershëm paqes së vazhdueshme e lulëzimit të përbashkët në rajon,” theksoi Xi gjatë takimit me homologun e tij indonezian. (Jiang Lei)