Foto nga CFP
Irani ka paralajmëruar se një ofensivë tokësore izraelite në Gaza mund të përshkallëzojë konfliktet në të gjithë Lindjen e Mesme.
Deklarata erdhi gjatë një takimi midis Ministrit të Jashtëm të Iranit, Hossein Amir Abdollahian dhe emirit të Katarit, sheik Tamim bin Hamad Al-Thani.
“Askush nuk mund të garantojë kontrollin e situatës dhe moszgjerimin e konflikteve”,- tha ai, raporton “RTSH”.
Amir Abdollahian tha se kushdo që është i interesuar të parandalojë rritjen e krizës aktuale duhet të parandalojë sulmet nga Izraeli kundër civilëve në Gaza.
Ushtria izraelite njoftoi se do të sulmojë nga toka, ajri dhe deti, por nuk ka dhënë specifika mbi kohën kur planifikon ta kryejë ofensivën.
Izraeli ka paralajmëruar rreth 1.1 milionë palestinezë që jetojnë në veri të Gazës që të evakuohen, ku mijëra janë larguar me automjete ose në këmbë. (Fatosi)