Shangai është shtëpia e 940 qendrave rajonale të korporatave shumëkombëshe
2023-10-17 11:30:37

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shangai tani ka 940 seli rajonale të korporatave shumëkombëshe dhe 551 qendra kërkimi dhe zhvillimi të financuara nga jashtë në qytet, deklaroi kryetari i Bashkisë së qytetit, Gong Zheng, në një konference për shtyp të Këshillit Këshillimor të Drejtuesve Ndërkombëtarë të Biznesit 2023 (IBLAC), njofton “Xinhua”.

Midis tyre, 49 seli rajonale dhe 20 qendra kërkimi dhe zhvillimi u hapën në vitin 2023.

Që nga fillimi i këtij viti, ekonomia e Shangait ka vazhduar të rimëkëmbet dhe në përgjithësi ka ruajtur një prirje të qëndrueshme dhe pozitive, duke reflektuar elasticitet dhe vitalitet të fortë, deklaroi Gong.

“Një mjedis i mirë biznesi është çelësi për Shangain për të tërhequr kompani të huaja. Ne do të planifikojmë dhe zbatojmë një sërë masash të reja për të përmirësuar vazhdimisht mjedisin e biznesit”,- shtoi Gong. (Fatosi)