Foto Panorama
Greqia dhe Turqia kanë nisur bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve gjatë një takimi mes ministrave të Jashtëm të të dy vendeve, në përpjekje për t’u dhënë fund tensioneve shumëvjeçare.
Bisedimet mes përfaqësuesit grek Konstantinos Fragogiannis dhe atij turk Burak Akcaparit, ku morën pjesë edhe ekspertë nga të dy vendet, u fokusuan te gjetja e fushave ku këto dy vende të NATO-s mund të bashkëpunojnë në çështje ekonomike, shkruan “Panorama”.
Në ditën e dytë të takimit bisedimet pritet të prekin tema më kontroverse, përfshirë sovranitetin në Detin Egje dhe Detin Mesdhe, si dhe emigracionin.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan për të provuar rivendosjen e marrëdhënieve gjatë një takimi në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 20 shtator. Ky vendim vjen pas shumë vitesh tensione politike mes dy vendeve. Turqia dhe Greqia kanë mospajtime të mëdha rreth sovranitetit të ishujve në Egje dhe shfrytëzimit të materialeve të përpunuara në rajon, siç është gazi natyral. (Fatosi)