Foto nga CFP
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan përmes një deklarate se po i përgjigjen zjarrit nga Libani.
“Pas raporteve në lidhje me sirenat e lëshuara në Izraelin verior, nëntë raketa u hodhën nga Libani në territorin izraelit. Grupi i mbrojtjes ajrore të IDF-së ka kapur pesë raketa. IDF aktualisht po godet vendin e nisjes në Liban”, thuhet në deklaratë, njofton “RTSH”.
Luftimet janë të përqendruara në Izraelin verior dhe Libanin jugor - të ndarë nga luftimet e Izraelit me Hamasin më në jug, i cili është i përqendruar rreth Gazës.
Por një rritje në përleshjet me Hezbollahun ka ngritur frikën se grupi i fuqishëm paraushtarak libanez mund të marrë pjesë aktive në konflikt, transmeton “CNN”.
Hezbollahu ka mbështetur militantët palestinezë dhe ka dënuar ashpër sulmet ajrore në shkallë të gjerë të Izraelit në Gaza, por nuk ka ndërhyrë në emër të Hamasit deri më tani. (Fatosi)