Tiranë, sot takimi i udhëheqësve të vendeve të Procesit të Berlinit
2023-10-16 21:04:25

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në Tiranë, nis sot takimi i nivelit të lartë të Procesit të Berlinit, me pjesmarrjen e udhëheqësve të vendeve të Ballkanit perëndimor, të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian, si Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, apo dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe kryeministrat e disa prej vendeve europiane që iu bashkuan Procesit i cili mori jetë në vitin 2014 si një nismë e ish kancelares gjermane Angela Merkel. Në takimin e sotëm, Gjermania përfaqësohet nga kancelari i saj Olaf Scholz.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Takimi i sotëm, është i pari që mbahet në një nga vendet e rajonit, një fakt që siç deklaroi zonja Von der Leyen, gjatë mbërritjes së saj “përcjell një mesazh të fuqishëm ndaj zgjerimit”. Mbledhja është parashikuar në dy sesione, ku i pari, do t’i kushtohet “Integrimit të Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimit dhe Konvergjencës”. Gjatë këtij sesioni, presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen, pritet që të paraqesë Planin e ri të rritjes për Ballkanin perëndimor, i njoftuar prej saj që para disa muajsh. Programi, i cili i shtohet planit të investimeve prej 30 miliardë eurosh, synon që t’i ofrojë vendeve të rajonit mundësinë që të kenë që tani, qasje në disa programe të BE-së dhe në Tregun e përbashkët, pa pritur deri në anëtarësimin e tyre.

Foto nga VCG

Foto nga VCG