Foto Atsh
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, i ka ofruar Mbretërisë së Bashkuar një marrëdhënie më të ngushtë ekonomike me BE-në, shkruan “ATSH”.
“Nëse doni të intensifikoni marrëdhëniet tuaja tregtare me BE, na infirmoni”, i tha Lindner qeverisë britanike, në kuadër të takimit vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore në qytetin maroken të Marrakeshit.
Ai tha se Britania kishte një ftesë të qëndrueshme për bisedime me BE-në se si të reduktohen barrierat tregtare.
Britania e Madhe u largua nga BE-ja në fund të janarit 2020 dhe gjithashtu ishte larguar nga bashkimi doganor i BE-së dhe tregu i vetëm që nga janari 2021.
Pavarësisht një marrëveshjeje të gjerë tregtare, bizneset në të dyja anët e Kanalit të La Manshit janë ankuar që atëherë për një rritje të madhe të burokracisë, e cila e bën më të vështirë vendosjen e fuqisë punëtore. Tani ka tarifa edhe në disa industri. (Fatosi)