Panairi i 134-të i Kantonit fillon në Guangzhou
2023-10-16 16:36:33

Foto nga CFP

Sesioni i 134-t i Panairit të Importit dhe Eksportit të Kinës, i njohur gjithashtu si Panairi i Kantonit, u hap të dielën në Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong të Kinës jugore, njofton “Xinhua”.

Veprimtaria, e cila do të zgjasë deri më 4 nëntor, ka tërhequr ekspozues dhe blerës nga i gjithë globit. Mbi 100.000 blerës nga më shumë se 200 vende dhe rajone janë regjistruar për këtë ngjarje, tha Xu Bing, zëdhënës i panairit.

Platforma online e panairit do të ofrojë shërbime si për ekspozuesit ashtu edhe për blerësit.

Krahasuar me edicionin e mëparshëm, zona e ekspozitës për sesionin e 134-t është zgjeruar me 50.000 metra katrorë dhe numri i stendave të ekspozitës është rritur me afro 4600.

Më shumë se 28.000 ekspozues do të marrin pjesë në ngjarje, duke përfshirë 650 ndërmarrje nga 43 vende dhe rajone.

I nisur në vitin 1957 dhe i mbajtur dy herë në vit, panairi konsiderohet si një matës kryesor i tregtisë së jashtme të Kinës.  (Fatosi)