Kina boton librin me fotografi për 20-vjetorin e fluturimit të saj të parë në hapësirë
2023-10-16 17:09:28

Foto nga CFP

Foto nga CFP

I autorizuar nga Yang Liwei, astronauti i parë i Kinës për të hyrë në hapësirë, “Beijing Science and Technology Press” (BSTP) botoi librin me fotografi “First Man”, për të shënuar 20-vjetorin e udhëtimit të parë hapësinor të vendit me njerëz, shkruan “China Daily”.

Libri me fotografi rijeton të gjithë procesin e fluturimit historik të Yang në tetor 2003, duke përfshirë ngritjen, fluturimin në orbitë dhe kthimin në Tokë të anijes kozmike Shenzhou V.

Ky libër është një mundësi për botuesit shkencorë që t'u prezantojnë lexuesve historinë e Yang Liwei dhe misionin Shenzhou V, duke i lejuar ata të njohin më mirë heroin hapësinor kinez.

Përmbajtja e librit me fotografi bazohet në autobiografinë e Yang, “Long March to Space”, e cila u botua në vitin 2010. Një pjesë e përmbajtjes së librit u përfshi në tekstin shkollor të shkollës së mesme të vendit në vitin 2021, i cili shpejt u bë një temë tendencë në mediet sociale. (Fatosi)