Kina u sugjeron shtetasve të vet në Izrael të kthehen në atdhe sa më shpejt të jetë e mundur
2023-10-16 16:57:17
Foto nga VCG
Duke vënë në dukje se fluturimet ndërmjet Kinës dhe Izraelit vijojnë ende, Ministria e Jashtme kineze u sugjeroi të hënën shtetasve kinezë në Izrael të kthehen në atdhe sa më shpejt të jetë e mundur.
Foto nga VCG
Duke folur në një konferencë të përditshme shtypi, zëdhënësja e kësaj ministrie Mao Ning tha se Kina po studion dhe po lerëson me kujdes gjendjen e sigurisë në Palestinë e Izrael dhe po ndjek nga afër hapjen e rrugëve ajrore dhe tokësore vendore.
Foto nga VCG
Zëdhënësja theksoi se Kina do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar shtetasit e vet.
Katër shtetas kinez u vranë, dy janë zhdukur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur që nga fillimi i konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.
Lajmet Kryesore